Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vasalja e Edi Ramës është shndërruar në zyrën e shtypit të Lul Bravës kundër nesh

Berisha: Vasalja e Edi Ramës është shndërruar në

Kreu i PD, Sali Berisha, edhe pse në errësirë, së bashku me disa prej deputetëve të opozitës ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit.

Duke folur live në FB e tij, Berisha hodhi akuza ndaj kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla e cila është shndërruar sipas tij në zyrën e shtypit të Lulzim Bashës.

Edhe njëherë ju përshëndes dhe kërkoj njerëzisht vëmendjen tuaj ndaj protestës tonë. T’i shpjegojmë shkaqet se pse ne vendosëm, çfarë opozite mund të quhemi ne, nëse Edi Rama përcakton përfaqësuesin tonë në komisionin e reformës zgjedhore? Çfarë opozite mund të quhemi ne kur vasalja e Edi Ramës shndërrohet në zyrën e shtypit të Lul Bravës kundër nesh në parlament?

Atë po të duan mund ta bëjnë te selia e PS, po jo në parlament. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe pluralitetit.

Unë kam besim të madh te çdo shqiptar.

Sot është koha që shqiptarët të bashkohen kudo që janë, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë dhe të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që është sundim i bandave dhe krimit. Është forma më e keqe e diktaturave, thotë Samuel Huntigton”, tha Berisha.

Të fundit