Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë është bërë për Veliajn dhe Ballukun

Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë është

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për të kufizuar praktikën e deritanishme të dhënies së masës “arrest me burg” për personat e akuzuar nga prokuroria në pritje të vendimit të gjykatës.

Jashtë Parlamentit, Berisha deklaroi për mediat se ndryshimi në praktikën gjyqësore është i orientuar për raste si ai i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar vendimin si të ndikuar politikisht.

"Për Lubinë dhe Erion Velinë. Pikë. Është ndryshim, sigurisht, i një militanti të verbër të Partisë Socialiste, vetëm në funksion të Lubisë dhe të Erion Velisë. Kushtetuta është shumë e qartë. Po këta kur duan e respektojnë, kur duan e shkelmojnë. Kaq. Kurse ky udhëzimi i fundit i kolegjit ka të bëjë me Lubinë. Pra, përgatitjen me Lubinë dhe këta të tjerë që janë në rresht, se këta janë të gjithë në rresht për burg. E dini ju vetë. Këtu i ka secili më të mëdha dosjet se shoku", tha Berisha.

 

Të fundit