Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Vrasja e fëmijëve nga të fortët e partisë po kthehet në një epidemi kronike në Shqipëri

Berisha: Vrasja e fëmijëve nga të fortët e partisë po

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për ngjarjet tragjike që kanë prekur fëmijët në vend, duke deklaruar se situata është kthyer në alarm kombëtar.

“Kur një shoqëri nuk arrin dot të mbrojë fëmijët e saj, ajo shoqëri ka falimentuar. Ajo shoqëri ka dështuar”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se vrasja e fëmijëve në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese, duke e cilësuar atë si “një epidemi kronike”.

“Kjo nuk është vetëm një fatkeqësi nga më të dhimbshmet, por është një krim kur sheh se të gjitha këto vrasje i kishin të gjitha mundësitë të parandaloheshin. U kujtoj vogëlushen Joniada Avdiaj, erdhi nga Anglia me të atin për të kaluar pushimet në Himarë. I forti me uniformë i mori jetën me skaf. Komisari i narkopolicisë. Vogëlushi Martin Cami u vra në një shesh banal jo në një lokal, por në ambientet e shkollës së tij 9-vjeçar nga fëmija i të fortit të partisë sepse shteti dështoi të marrë masat më minimale në mbrojtje të nxënësve në shkolla, në institucione", deklaroi ai.

Të fundit