Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon si e mësoi lajmin për akuzat e SPAK ndaj tij

Berisha tregon si e mësoi lajmin për akuzat e SPAK ndaj tij

SPAK akuzoi kreun e PD Sali Berisha për korrupsion pasiv dhe ndaj tij GJKKO caktoi detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë vendit të shtunën e kaluar.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha tha se lajmin për akuzat e SPAK ndaj tij e mësoi në shtëpi.

Ai shprehet se nuk është i surprizuar për këtë çështje.

Blendi Fevziu: A e dinit që ishte nën hetim kjo çështje? A ju kishin ardhur fjalë nga familjarë të z.Malltezi që ishin thirrur në SPAK? A kishit dijeni që kjo çështje mund të shpërthente së fundmi? A keni frikë nga SPAK-u?

Sali Berisha: Më kishin ardhur. Unë nuk jam kurrë kundër hetimit. Kallëzimi u bë publik nga Taulant Balla, ishte kallëzim fund e krye i rremë, dhe morën kohën e hetimit. Pas 3 vitesh hetimi, Jamarbër Malltezi paditi Taulant Ballën në SPAK për padi të rreme.

Blendi Fevziu: Si e mësuat lajmin?

Sali Berisha: Nuk kisha informacion. Në shtëpi isha, e mora vesh, nuk u çudita se ne jemi në regjim diktatorial, regjim mafioz. Në vendimin e tyre kanë përfshirë çdo pronë që ai ka patur para vitit 2005. Ky është stalinizëm i mirëfilltë. Nuk më çudisin këto.

Blendi Fevziu: Policët që erdhën në seli pse nuk pranuat që të takoheshit?

Sali Berisha: Ata nuk mund të shkelin në seli. Të shkojnë në banesë jo në seli. Në seli vetëm se sekretari i përgjithshëm i kishte patur vartës, edhe….por në seli nuk mund të shkelin.

 

Të fundit