Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Zëdhënësja e PS në ‘Kushtetuese’ është bashkëjetuesja e Alibashës

Berisha: Zëdhënësja e PS në ‘Kushtetuese’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zëdhënësja e PS-së në Gjykatën Kushtetuese është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt.

Në një intervistë për “Debat” në A2 CNN, Berisha tha se ajo po bën ‘fanatiken e verbër’ të Taulant Ballës me urdhët të Alibeajt.

“Zëdhënësja e Partisë Socialiste në Gjykatën Kushtetuese është sot bashkëjetuesja e Alibashës. Ajo që duhet të ishte person i ekuilibruar, bën fanatiken e verbër të Taulant Ballës, me urdhër të bashkëshortit të saj. Këta janë vënë në shërbim total të pushtetit të krimit, drogës dhe korrupsionit.

Jam i hapur për bashkëpunim me gjithë të tjerët, përveç Alibashës. Ua njoh kontributet që kanë, nuk kanë bërë pazare të turpshme në kurriz të demokratëve”, tha Berisha.

Të fundit