Flash News

Ditari i Opozitës

Betimi i Genta Tafa Bungos, Bardhi: Ky është turp! Ka diskriminuar veriun

Betimi i Genta Tafa Bungos, Bardhi: Ky është turp! Ka diskriminuar

Genta Tafa Bungo, ish-anetarja e Komisionit të Vettingut, u betua sot në Parlament si Komisionere Kundër Diskrimimit, duke zevendesuar ne kete detyre, Rober Gajden.

Betimi i asj solli reagime të forta nga ana e opozitës. 

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e quajti turp pasi sipas tij Bungo ka diskriminuar veriun.

“Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun... Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut... Ky është turp, turp, turp”,- tha Bardhi teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit.

Më herët, Genta Tafa Bungo ka qenë anëtare dhe drejtuesë në sistemin e “vettingut”, konkretisht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku janë kontrolluar gjyqtarë dhe prokurorë për pasurinë dhe integritetin e tyre.

 

Të fundit