Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi nga Kuvendi: Kryetarja udhëroi Gardën të bllokojë deputetët me urdhër të kryeministrit tradhtar

Boçi nga Kuvendi: Kryetarja udhëroi Gardën të

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit i tërhoqi vëmendje kryeparlamentares Lindita Nikolla për veprimet e Gardës së Republikës, në derën e Kuvendit.

Boçi tha se bllokimi i deputetëve të opozitës nga Garda është diçka e përsëritur. Demokrati i rikujtoi rregulloren e cila lejon deputetët të hyjnë në seancë deri në marrjen e vendimit nga Byroja.

“Pamjet e shëmtuara të bllokimit të parlamenti nga Garda për të mos lejuar deputetë, përsëritet e përsëritet. Deputetët sot në përputhje me rregulloren kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë, janë ata që e kanë kërkuar mbledhjen.Ju, zonja Kryetare, keni urdhër që ata të mos futen në mbledhjen e  Byrosë dhe kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Neni 65 e përcakton qartë që deputeti që ankimohet duhet të jetë prezent ose duhet të jetë përfaqësuesi i tij ligjor. Si ka mundësi ju të shkelni rregulloren dhe të vini këtu sikur “nuk ka ndodhur asnjë gjë”, me atë qetësinë olimpike të korruptuarit nga Kryeministrit?! Të kryeministrit tradhtar, se urdhrat nga ai i merrni!

Kemi kërkuar seancë pyetjesh dhe kemi dy javë që e kërkojmë kryeministrin, duhet të ishte prezent. Kemi kërkuar dy komisione hetimore. E ka Kushtetuta, neni 77, pika 2, kjo Kushtetuta që të mban ty aty dhe këtë qeveri. Pse e shkel ti Kushtetutën?!”, tha Boçi.

Të fundit