Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama e ka faktuar që do eliminimin e opozitës

Boçi: Rama e ka faktuar që do eliminimin e opozitës

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se sulmet ndaj Sali Berishës janë të dirigjuara nga kryeministri Edi Rama dhe çështja që i është hapur Berishës më drejtësinë është si pasojë e synimit të kryeministrit për të eleminuar opozitën.

Në një intervistë për Euronews Albania sipas tij, diçka të tillë Rama e ka dëshmuar shpesh me veprimet e tij dhe masat që ka marrë për të përçarë demokratët.

“Përgjatë këtyre dy viteve, Edi Rama në objektivin e tij dhe në shprehjet e veprimet ka në synim eliminimin e opozitës, ka synim goditjen e kreut të Partisë Demokratike. E ka nisur historinë e tij me lobimin e pistë, tashmë të shpërfaqur në çështjen McGonigal që shpresojmë të jetë objekt i SPAK-ut, siç është kërkuar.

E ka treguar në luftën e pa princip që ka bërë në parlament dhe e ka treguar në situatat zgjedhore duke grabitur, duke goditur opozitën, duke i penguar statusin juridik nëpër gjykata të cilat ai i ndikon dhe i kontrollon sepse tashmë prej dy vitesh logoja dhe vula e Partisë Demokratike endet gjykatave, ndërkohë që vetë demokratët, sipas statutit të Partisë Demokratike kanë vendosur që kryetari i Partisë Demokratike të jetë zoti Berisha” – u shpreh Boçi.

 

Të fundit