Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: SPAK duhet të kishte arrestuar Ramën për presion për shkak të detyrës

Boçi: SPAK duhet të kishte arrestuar Ramën për presion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka thënë se Prokuroria e Posaçme duhej të kishte arrestuar Edi Ramën, për presion për shkak të detyrës.

Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se vetë SPAK ka qenë nën presionin e Ramës, madje deklaratat i ka bërë edhe gjatë Asamblesë së PS-së.

Boçi shton se mjafton ky fakt për të rrëzuar akuzat e SPAK.

Postimi:

SPAK ndër akuzat qesharake të fantazuara ndaj Sali Berishës, supozon pa asnjë fakt konkret se ai ka ushtruar presion ne pozicionin e Kryeministrit për shpejtimin e procedurave të privatizimit të Klubit Partizani.

Ky supozim gjithmonë supozim, pa fakte, është shndërruar në akuzë!!!!????

E çuditshme!

Po vetë SPAK që ka qenë nën presion permanent nga RAMA në funksionin e Kryeministrit.

Me fakte, deklarata kudo madje dhe ne Asamblenë e PS.

SPAK me logjikën e ti “të shëndoshë”, jo me supozime, por me fakte duhet të arrestojë për presion për shkak të detyrës EDVIN RAMËN.

E jo mqs ky i bën presion hapur të ngrejë akuza false për presion të supozuar.

Mjafton ky fakt i thjeshtë për të rrëzuar akuzat e SPAK.

Për të mos folur për trafikun e interesave e favorizimet që Rama i ka bërë me ligje të posaçme e pa ligje!

Të fundit