Flash News

Ditari i Opozitës

Bozdo: SPAK po eksperimenton me Berishën, kërkon të tregojë se nuk pyesin për asgjë

Bozdo: SPAK po eksperimenton me Berishën, kërkon të tregojë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo komentoi dosjen ‘Partizani’ dhe kufizimin e lirisë ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24  sipas tij, SPAK është duke eksperimentuar për herë të parë me Berishën, ndërsa shtoi se Prokuroria e Posaçme kërkon të tregojë se nuk pyet për asgjë. Më tej ai ngriti pyetjen se përse SPAK po vepron në këtë mënyrë.

Pse është bërë shkelje e Kushtetutës? SPAK ka vendosur me ndërgjegje të pastër për të shkelur procedurën dhe për të treguar se nuk pyesin për asgjë. Çfarë është pikëpyetje është se ‘Pse SPAK e bën këtë?”. Eksperimenton për herë të parë me Berishën.”, u shpreh Bozdo.

Të fundit