Flash News

Ditari i Opozitës

Braimllari: Bunkerizimi i bashkisë tregon frikën nga abuzimi dhe mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve

Braimllari: Bunkerizimi i bashkisë tregon frikën nga abuzimi dhe

Kryetari i grupit të Këshillit të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari, shkruan në Facebook, se bunkerizimi i këtij instituticioni nga kryebashkiaku Erion Veliaj tregon frikën nga abuzimi dhe mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve.

Braimllari se do të propozojnë nisma konkrete në shërbim të qytetarëve dhe se  do të propozojnë reduktimin e taksave dhe tarifave vendore të cilat kanë rritur koston e jetesës për familjet e Tiranë dhe nuk janë kthyer në shërbim të qytetarëve.

Statusi i plotë i Endrit Braimllarit:

Angazhim maksimal në Këshillin Bashkiak Tiranë për të kthyer transparencën dhe llogaridhënien.

Bunkerizimi i bashkisë Tiranë nga Erion Veliaj tregon frikën nga abuzimi dhe mungesa e shërbimit ndaj qytetarëve.

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë do të propozojnë nisma konkrete në shërbim të qytetarëve, ne do të propozojmë redukuktimin e taksave dhe tarifave vendore të cilat kanë rritur koston e jetesës për familjet e Tiranë dhe nuk janë kthyer në shërbim të qytetarëve.

Të fundit