Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: BE as derë e hapur dhe as e mbyllur, Rama kërceu te "Ballkani i hapur"

Bumçi: BE as derë e hapur dhe as e mbyllur, Rama kërceu te

Teksa komentoi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, Aldo Bumçi tha se BE-ja për Shqipërinë nuk është as derë e hapur dhe as e mbyllur.

I ftuar në MCN Tv, Bumçi u shpreh se vendi ynë nuk ka qenë gati për t’u integruar dhese nga ky projekt gjithpërfshirës, Rama shkoi kërceu te Ballkani i Hapur ku nuk ishte Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja.

“Junker kur mori detyrën e tij bëri deklaratën që dera është e mbyllur për 5 vjet, por në të vërtetë nuk u mbyll nga BE, por thjeshtë asnjë nga vendet nuk ishte gati për tu integruar. Pra nuk ishte as derë e hapur dhe as e mbyllur, ne nuk ishim gati për tu integruar. Nuk ka ndaluar asgjë, por BE ka një përvojë të jashtëzakonshme me zgjerimin, dhe ne jemi faza e fundit. BE ka pasur një efekt për ti ngritur vendet në një shpejtësi shumë të madhe dhe integrimi i Evropës qendrore dhe lindore ka ndodhur në një dekadë e gjysmë, asnjë transformim kaq i madh në asnjë cep tjetër të globit s’do e gjesh kaq shpejt që të jenë konsoliduar shoqëritë kaq shpejt.

Faza tjetër është që shoqëritë duhet të bëjnë gjysmën tjetër të punës. Ky proces ka këto anë të mira, që i gjithë rajoni ishte i përfshirë si të barabartë, Serbia është vendi i parë për projektet e fituara dhe ne jemi të fundit, është mungesa jonë e përgatitjes. Nga ky projekt gjithëpërfshirës Rama shkoi kërceu te Ballkani i hapur ku nuk ishte Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Këtu është Evropa aty nuk ishte, kjo është e para që e goditi projektin e Procesit Berlinit dhe e dyta  projekti i ndarjes së Kosovës. Procesi Berlinit u nis për paqen rajonale së pari”, tha Bumçi.

Të fundit