Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi tregon ku ndryshojnë draft-rezolutat e fillimit me atë që sot PS-PD ra dakord

Bumçi tregon ku ndryshojnë draft-rezolutat e fillimit me atë

Ish-ministri demokrat Aldo Bumçi tha se dakordësia mes opozitës dhe mazhorancës për Rezolutën e Kosovës erdhi për shkak të tërheqjes së Partisë Socialiste nga qëndrimi fillestar.

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, sipas tij në rezolutën e PS-së fillimisht nuk thuhej nëse sulmi dënohej apo jo, ndërsa në rezolutën që u miratua sot thuhet qartë se Shqipëria dënon sulmin terrorist në Banjskë.

Në momentin që Partia Socialiste u tërhoq nga vendimi i saj për të mos dënuar Serbinë, sepse në Rezolutën e saj nuk dënohej sulmi terrorist i organizuar nga Republika e Serbisë dhe këtu dënohet, nuk kishte thirrje për një hetim ndërkombëtar dhe zgjidhja më e mirë ishte mbështetja e Rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nuk kishte më pengesa, pra është tërheqja e Partisë Socialiste,” – u shpreh Bumçi.

Të fundit