Flash News

Ditari i Opozitës

Bumçi: Vendi po rrëshket në një situatë të rëndë, s’i njihet vullneti opozitës

Bumçi: Vendi po rrëshket në një situatë të

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi foli për tensionet e fundit në Kuvend, të cilat u shkaktuan pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk lejoi opozitën të merrte fjalën.

I ftuar në Report Tv, Bumçi u shpreh se kemi të bëjmë me një sulm frontal ndaj opozitës, së cilës nuk po i njihet vullneti.

Bumçi tha se vendi ynë po rrëshket dhe se situata është mjaft të rëndë për shkak të Edi Ramës.

“Ky vend po rreshket ne një situate mjaft të rëndë. Me një sulm frontal ndaj opozitës. Nuk njihet vullneti i deputetëve të opozitës. Kuvendi nuk njeh partine por deputetin. Nuk njihet në mënyrë te qarte per grupin parlamentar dhe as miratimi i 8 komisioneve. Heqja e parashkrimit për zyrtarët e lartë. Qe ne nuk kemi asnjë shqetësim qe te mos mbrohemi me parashkrimin. Nuk është marre në shqyrtim. Per taksat, shtesat ne nevoje mbi 30 propozime që duhet të shqyrtohen dhe mund te rrëzohen. Kjo është situata qe ka sjelle Edi Rama,” u shpreh Bumçi.

Të fundit