Flash News

Ditari i Opozitës

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e PD-së, lë në fuqi përjashtimin e deputetëve

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e PD-së, lë në fuqi

Është rrëzuar kërkesa e demokratëve për të ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës dhe Votimit për të përjashtuar deputetët e PD-së nga seancat plenare të Kuvendit.

Në bazë të rregullores, Konferenca e Kryetarëve duhej të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e demokratëve. E deri atëherë deputetët duhej të ishin të pranishëm në seancë.

Njoftimi për mbledhjen e Byrosë së Kuvendit

Nën drejtimin e Zëvendëskryetares, znj. Ermonela Felaj Valikaj, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit.

Mbledhja shqyrtoi ankimin e deputetëve Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Sali Berisha ndaj vendimit nr. 38, datë 15.02.2023, të Sekretariatit për Proçedurat, Votimet dhe Etikën për përjashtimin 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit të deputetëve Flamur Noka dhe Sali Berisha dhe përjashtimin 5 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit të deputetëve Belind Këlliçi dhe Edi Paloka.

Mbledhja vendosi rrëzimin e ankimimit dhe lënien në fuqi të masës disiplinore.

Byroja e Kuvendit rrëzon ankimimin e PD-së, lë në fuqi

Të fundit