Flash News

Ditari i Opozitës

Byroja la në fuqi përjashtimin, Bylykbashi: Garda u urdhërua të ushtronte dhunë fizike ndaj deputetëve

Byroja la në fuqi përjashtimin, Bylykbashi: Garda u urdhërua

Byroja e Kuvendit rrëzoi për të dytën herë kërkesën e deputetëve demokratë për të shfuqizuar vendimin për përjashtimin e tyre nga seanca plenare e Kuvendit dhe komisionet hetimore për disa ditë.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi jashtë Kuvendit se Garda u urdhërua të largojë me dhunë deputetët e opozitës. Bylykbashi tha se u përdor një vendim fashist për të përjashtuar demokratët të cilët kërkojnë të drejtën kushtetuese për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.

"Me një vendim fashist mazhoranca e Edi Ramës përjashtoi sërish deputetë të opozitës nga Parlamenti. Mbi 20 deputetë janë përjashtuar vetëm e vetëm se kërkojnë një të drejtë kushtetuese. Garda u urdhërua të ushtronte dhunë fizike ndaj deputetëve", tha Bylykbashi.

Të fundit