Flash News

Ditari i Opozitës

Dakordësia PS-PD për rezolutën e Kosovës, burime: Në thelb u miratua rezoluta e propozuar nga opozita

Dakordësia PS-PD për rezolutën e Kosovës, burime: Në

Nesër, Kuvendi i Shqipërisë do të dalë me një rezolutë të përbashkët teksa është vendosur të mbahet një seancë të posaçme për Kosovën.

Grupi Parlamentar i PD kërkoi unifikimin e qëndrimit të Kuvendit të Shqipërisë me atë të Kuvedit të Kosovës, duke mbështetur Rezolutën që ky i fundit miratoi më 28 Shtator. N

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i PS nuk ishte i këtij qëndrimi, dhe prezantoi një propozim të tijin, duke patur një qasje më të balancuar.

Por 24 orët e fundit, opozita duket se ia ka dalë të bind mazhorancën që të ndryshojë qëndrim. Pas diskutimeve të gjatë mes palëve socialistët kanë rënë dakort me qëndrimin e opozitës për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kosovës, duke bërë të mundur kështu që Kuvendi i Shqipërisë të unifikojë qëndrimin me Kuvendin e Kosovës, sipas parimit “Një komb, një qëndrim”.

Një burim në grupin e PD i tha Politiko se me rezolutën e përbashkët Opozita realizoi çdo qellim që kishte, sepse në thelb u miratua rezoluta e Kuvendit të Kosovës e cila ishte propozimi opozitar.

Sigurisht, rezoluta e Kosovës nuk mund të miratohej tekstualisht sepse jemi dy vende të ndryshme.

Opozita ngulmoi që shpallja e grupeve terroriste në veri të Kosovës të jetë një kërkesë unanime e institucioneve të Shqipërisë, jo vetëm qeverisë dhe Presidentit, çka përfshin edhe opozitën

Një pikë e rëndësishme është edhe kërkesa për bashkëpunim të qeverisë së Kosovës me SHBA dhe BE.

Opozita materializoi shqetësimet e saj kryesore në rezolutën e përbashkët dhe është e legjitimuar në qëndrimet e saj për çështjen e Kosovës”, deklaron burimi.

Të fundit