Flash News

Ditari i Opozitës

Debati për të drejtën e fjalës, Kryemadhi: Na mbetet t’ia thyejmë karriget në kokë njëri-tjetrit

Debati për të drejtën e fjalës, Kryemadhi: Na mbetet

Në seancën parlamentare mori fjalën Monika Kryemadhi ku reagoi ashpër duke u shprehur se opozitës i është hequr e drejta e fjalës. Gjithashtu deputetja e Partisë së Lirisë tha me bindje se çështja Rama-Mcgonigal do ta hetojnë ndërkombëtarët. Kjo çoi në debat me zëvendës kryeparlamentaren, Ermonela Felaj.

"Dua ta filloj me procedurën dhe metodologjin si ju drejtoni seancën."

"Opozita ka të drejtën e fjalës, kur ja hiqeni dhe të drejtën e fjalës, na mbetet vetëm karriget t’ja thyejmë në kokë njeri tjetrit sepse deri këtu po detyrojmë të shkojmë."

"Përjashtimi i deputetëve pa i dëgjuar, për mua është mungesa elementare ndaj kolegut dhe njeri tjetrit."

"Zonjë e nderuar po flas për procedurat e tua që ti i shkel. Pse ke fuqinë e zërit nuk të bën më të zgjuar se të tjerët. Këtu mund të të bëjë më të përdorur nga Rama."

"Çështja e komisionit hetimor për Ramën ti mund ta ndalosh këtu. Ai zotëria në ndac të vijë në ndac mos vijë. Këtë punë mund ta mbyllë me ne, por me Amerikën nuk e mbyll dot."

Të fundit