Flash News

Ditari i Opozitës

Demokratët bëhen bashkë, mbledhin firmat për Komisionin Hetimor për skandalin ‘McGonigal’

Demokratët bëhen bashkë, mbledhin firmat për Komisionin

Deputetët demokratë janë bërë bashkë për të firomosur projektligjin përngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për skandalin ‘McGonigal’, ku dalin lidhjet e kryeministrit Rama me ish-zyrtarin e FBI-së.

Demokratët kanë nisur të mbledhin firmat për ngritjen e Komisionit. Edhe deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Pterit Vasili dhe Erisa Xhixho kanë firmosur.

Seanca e sotme u shoqërua me shumë debate ku opozita kërkonte praninë e Ramës për të folur mbi skandalin ‘McGonigal’. Vetë Rama iu përgjigj opozitës nga Tëitter-i duke u shfajësuar me argumentin se ndaj tij nuk ka akuza.

Maxhoranca mbylli seancën plenare duke votuar projektligjet me procedurë të përshpejtuar pa votat e opozitës.

Demokratët bëhen bashkë, mbledhin firmat për Komisionin Demokratët bëhen bashkë, mbledhin firmat për Komisionin

Të fundit