Flash News

Ditari i Opozitës

Dendias sot në Tiranë, Berisha: Rama sabotoi marrëveshjen për detin me Greqinë

Dendias sot në Tiranë, Berisha: Rama sabotoi marrëveshjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka sabotuar marrëveshjen për kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, e arritur para vitit 2013.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se marrëveshja me palën greke ishte në interes të të dy vendeve dhe se rrëzimi i saj nga Gjykata Kushtetuese ishte në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë.

"E kam theksuar dhe e theksoj se Edi Rama, për llogari të palëve të treta, bëri gjithçka që të sabotonte marrëveshjen e arritur para vitit 2013 me palën greke. E kam theksuar dhe e theksoj se ajo ishte një marrëveshje ku të dy palët fitonin, ishte win-win marrëveshje. Në vend se ta vazhdonte aty ku e lamë me palën greke, pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese në mënyrë absolute në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë, dhe e faktoj shumë thjeshtë këtë. Pasi e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pala greke kërkoi rinegocim.

Unë u thashë atyre që nuk bëj rinegocim më. Arritëm ku arritëm. Tani meqenëse Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se ligji ndërkombëtar prevalon mbi ligjin kombëtar, çka do të thotë vendimet e gjykatave ndërkombëtare prevalojnë mbi vendimet e gjykatave kombëtare, urdhëroni ta dërgojmë në Gjykatën e Hagës, Gjykatën e Detit. Fillimisht hezituan. Por pastaj e pranuan dhe i falënderoj që e pranuan. Dhe e lamë që atë marrëveshje ta çonim në Gjykatën e Hagës", deklaroi Berisha.

Lidhur me vizitën e ministrit Nikos Dendias sot në Tiranë, kryedemokrati tha se do të presë rezultatin e takimit të tij me Ramën.

"Tani e pret Dendias, sepse ministri Dendias e ka cituar Edi Ramën për lidhje të paqarta, me një hallë, me një gjysha, me një teze, s'mbaj mend mirë tani, se s'kam pse hyj këtu, po e ka cituar, është e njohur. Dhe tani unë pres rezultatin e takimit", tha Berisha.

Të fundit