Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Policia ka shoqëruar kreun e Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë pa arsye

Denoncimi i Berishës: Policia ka shoqëruar kreun e Shoqatës

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka denoncuar arrestimin dhe mbajtjen për më shumë se 10 orë në polici, të kreu të Shoqatës të të Përndjekurve Antikomunist të Himarës.

Berisha teksa përcjell denoncimin e Aleks Balës, dënon shoqërimin dhe mbajtjen e tij, teksa i bën thirrje policisë ta lirojë. Berisha shkruan se Bala është i sëmurë nga zemra.

Denoncimi i Berishës:

Stop terrorit ndaj kryetarit të Shoqatës të të Përndjekurve Politik në Himarë.

Dënoj me forcë terrorin policesk dhe kërkoj të lirohet menjëherë Aleks Bala, Kryetari i Shoqatës të Përndjekurve Politik Antikomunist të Himarës, që mbahet në polici prej 10 orësh pa asnjë motiv veçse politik.

 Lexoni mesazhin e tij.

Z Doktor Sali Berisha më falni pēr shqetësimin në orën e pushimit tuaj.

Unë quhem Aleks Bala Kryetari i shopatës së Përndjekurve Anti Komunist Politik të zonës Hmar :

Policia e Himarës më ka thir për njē sqarim nga ora 10 e paradites dhe po më mban të pa regjistruar në librin e Shërbimit të policis ,dhe jam me 3 unazs në Zemër

Po vaxhdoj të jem Akoma në Polici

Respekte Doktor

Të fundit