Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncimi i Berishës: Policia paguhet deri në 200 mijë euro për çdo ndërtim pa leje

Denoncimi i Berishës: Policia paguhet deri në 200 mijë euro

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se para 2 vitesh një studim i Bankës Botërore tregonte se Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për ryshfetin.

Në një takim të zhvilluar me drejtuesit e departamenteve të PD-së, Berisha mori si shembull ndërtimet pa leje, pronarët e të cilëve sipas tij paguajnë policinë deri në 100, 200 mijë euro.

Para 2 vitesh një studim i Bankës Botërore tregonte se Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për ryshfetin. Ju garantoj që sot duhet të jetë vendi i parë me distancë. Ju nuk mund të imagjinoni se si çdo ndërtim pa leje paguhet gjoba policisë, që shkon në 100, 200 mijë sipas ndërtimit. Paguhet tatimeve, paguhen taksave. Shqiptarët janë në një sistem gjobëvënie të tmerrshme.

Unë ju dhashë këtë shembull. Por nëse marrim  arsimin, të gjitha format e përçmimit, diskriminimit ndaj arsimtarëve sot janë në fuqi.

Po bujqësia, në shkatërrim progresiv. Ne nuk kemi fusha të mëdha, por kemi një potencial të padiskutueshëm bujqësor, në fusha, kodra, kudo. Ne kemi një tokë të bekuar, bëhet gjithçka”, u shpreh Berisha.

Të fundit