Flash News

Ditari i Opozitës

Denoncon Berisha: Kompania ‘Geogenix’ do sjellë 100 milionë euro të dyshimta me ndërmjetësimin e Veliajt

Denoncon Berisha: Kompania ‘Geogenix’ do sjellë 100

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kompaninë Geogenix për të cilën tha se do të sjellë 100 milionë euro për t’i investuar tek inceneratori i Tiranës.

Sipas kreut të demokratëve, takimi mes përfaqësuesve të kompanisë dhe kryebashkiakut Erion Veliaj  do të bëhet sot në orën 1 të drekës.

Berisha riktheu në vëmendje denoncimet për udhëtimet e Veliajt me Alfredo Presecin me charter-a dhe takimet e fshehta.

Berisha: Sot, me datën 20.10.2023, aksionerët e kompanisë Geogenix BV, kanë ardhur në Tiranë për të zhvilluar një takim pranë Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, pasi kërkojnë të sjellin 100 milionë euro në Shqipëri, me burime të paqarta, për të bërë investime te inceneratori i Tiranës.

Unë ju kam njoftuar këtu në mënyrë të përsëritur për lidhjet e Erion Veliajt me Tosin dhe Alfredo Presecin. Ju kam njoftuar këtu lidhjet e Presecit me kompaninë e ish-komandantit të Pasdaranit, Gardës Revolucionare të Iranit. Kam paraqitur këtu disa fotografi, dokumente që faktonin këto lidhje.

Ekziston një akuzë e hapur nga një anëtar i këtij grupi, Gabriele, i cili u mbajt këtu në burg disa muaj dhe u lirua pa asnjë akuzë, por me kusht që të mos kthehet më në Shqipëri se ai i dinte të gjitha këto zhvillime të brendshme të këtij grupi supermafioz.

Pra, kam denoncuar këtu udhëtime të Erion Veliajt me Presecin, me çartera, takime të Erion Veliajt, por ajo që është tani, mund t’u them se Belind Këlliçi ka denoncuar dhe faktuar dje me dokumente, ka dorëzuar dosjen në SPAK, në të cilën fakton se këta individë, të marrë në pyetje nga autoritetet italiane, por edhe shqiptare, kanë mashtruar si autoritetet italiane, po ashtu edhe autoritetet shqiptare. Pasi grupi i ekspertëve që punon me zotin Këlliçi, kanë dokumente origjinale që faktojnë të kundërtat e atyre që kanë deklaruar Preseci dhe Tosi në prokurorinë italiane dhe shqiptare.

Sipas deklaratave të tyre, ata nuk kanë lidhje dhe nuk njohin fare Zoton dhe Mërtirin, ndërkohë kur dokumentet e dorëzuara në SPAK, tregojnë se janë takuar me Klodian Zoton dhe Mërtirin shpeshherë gjatë vitit 2022.

Këto janë zhvillime të tjera në aferën e vjedhjes së shekullit ku Erion Veliaj dhe Edi Rama po bëjnë gjithçka që të mbeten pronarë realë të saj. Sot kanë takimin në ora 1, pas këtij lajmi ndoshta nuk e bëjnë aty, e bëjnë diku fshehtas, por lajmi është shumë i vërtetë.

Denoncon Berisha: Kompania ‘Geogenix’ do sjellë 100 Denoncon Berisha: Kompania ‘Geogenix’ do sjellë 100

Të fundit