Flash News

Ditari i Opozitës

Deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të hyjnë në sallë, ç’pritet të ndodhë nesër në protestën e opozitës

Deputetët e përjashtuar nuk u lejuan të hyjnë në

Komisioni i Etikës ka marrë sot vendimin për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Nokën, një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita përpara kuvendit.

Ndërkohë, Komisioni i Etikës ka marrë vendim për përjashtimin me 5 ditë nga Kuvendi edhe për deputetët demokratë, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën.

Kërkesa për përjashtimin e deputetëve demokratë ka ardhur pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste i kërkoi zyrtarisht Kuvendit t’i përjashtojë si përgjegjës për trazirat që shoqëruan seancën plenare të së hënës.

Kjo është hera e dytë që Berisha përjashtohet brenda një harku kohor të shkurtër nga Kuvendi.

Kujtojmë se seanca e fundit parlamentare, e mbajtur këtë të hënë u shoqërua me episode të shumta tensioni.

Disa deputetë të opozitës, që ishin të përjashtuar nga seancat e mëparshme për shkelje të rregullave, u përpoqën të merrnin pjesë në séance, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk e lejoi këtë veprim, pas interpretimit të rregullores. Madje, nuk munguan as debatet dhe përplasjet me punonjës të Gardës të cilët i ndaluan që hynin në sallë që në derën e Kuvendit.

Deputeti Luçiano Boçi dhe të tjerët të përjashtuar kërkuan të hyjnë në seancë, me argumentin se ishin përjashtuar nga pjesëmarrja aktive por sipas tij mund të hynin fizikisht në Kuvend pasi ka vetëm masë disiplinore dhe jo ndaluese.

Sipas tij deputetët e përjashtuar nuk kanë të drejtë page për dhjetë ditë por jo ndalim fizik, pra mund të mos flisnin për procedurë apo për projektligje.

Ata iu bashkuan më pas protestës në oborrin para Parlamentit.

Deputetet e përjashtuar nga seanca e së hënës

1. Luçiano Boçi,
2. Albana Vokshi,
3. Ina Zhupa,
4. Luan Baçi,
5. Tritan Shehu
6. Ervin Salianji,
7. Gazment Bardhi,
8. Bledion Nallbati.

Të fundit