Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD denoncon skandalin: Kështu po vidhen zgjedhjet nga Bledi Çuçi

Deputeti i PD denoncon skandalin: Kështu po vidhen zgjedhjet nga Bledi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar atë që ai e quan një skandal sa i takon listës së zgjedhësve.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bylykbashi nxori një dokument, ku sipas tij, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka ndryshuar qendrën e votimit, rreth 1 milion 280 mijë zgjedhësve.

Sipas Bylykbashit, kjo është një provë që tregon se mazhoranca kërkon të vjedhë zgjedhjet.

“Ndërsa ne bëjmë këtë lloj debati, regjistrohet, nuk regjistrohet PD-ja, ka të drejtë të ngrejë komision, Ministria e Brendshme, me një të rënë të lapsit, tani, i ka ndryshuar qendrën e votimit, pa e ditur zgjedhësit, gati 1 milion 280 mijë zgjedhësve, pa e ditur ata, 35%. Është fakt që sapo e kam marrë në dorë. Janë të dhëna të identifikuara”, theksoi ai.

Deputeti i PD denoncon skandalin: Kështu po vidhen zgjedhjet nga Bledi

 

 

Të fundit