Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Heqja e “non gratës” për Berishën është shumë pranë

Deputeti i PD: Heqja e “non gratës” për Berishën

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka deklaruar se heqja e “non gratës” për kreun e PD-së, Sali Berisha, është fare pranë.

Në një intervistë në Klan News, Himçi u shpreh i bindur se së shpejti do të ketë zhvillime konkrete lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar vendosjen e sanksioneve si një veprim të qëllimshëm për të goditur opozitën shqiptare.

Blendi Himçi: Sigurisht që ne jemi pranë heqjes së non gratës për liderin tonë të opozitës. Sigurisht, me heqjen e non gratës do të provohet edhe një herë fakti se si kanë operuar qeveria, në bashkëpunim me organizatat jofitimprurëse funksionale në Shqipëri, siç ishte ajo e Fondacionit Soros, për të vendosur non gratën në mënyrë të qëllimshme, për ta denigruar opozitën në mënyrën më të keqe të mundshme dhe për të goditur liderin e saj, Prof. Dr. Sali Berishën. Ne jemi në pritje. Sigurisht, ju garantoj se do të ketë një lajm shumë të mirë dhe shumë shpejt, Nuk është çështje e një fake news, por është një gjë e vërtetë që shumë shpejt do ta ndajmë këtë lajm të mirë së bashku.

Të fundit