Flash News

Ditari i Opozitës

Deputeti i PD: Opozita do të vijojë protestat në të gjitha format

Deputeti i PD: Opozita do të vijojë protestat në të gjitha

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi paralajmëroi vijimin e protestave dhe aksioneve politike kundër qeverisë.

I ftuar në News 24, Baçi u shpreh se vendi ndodhet “në një autokraci dhe në pushtetin e një njeriu të vetëm”, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Baçi paralajmëroi se Partia Demokratike do të vijojë protestat dhe format e tjera të reagimit qytetar.

“PD vijon dhe do kemi protesta me të gjitha mjetet, mënyrat dhe format për të treguar atë që kemi thënë. Do kemi protesta edhe me forma të tjera. Do vijojmë me protesta, revoltë, zemërim dhe thirrje qytetarëve. Do jemi në krah të tyre”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai komentoi edhe sulmet e kreut të PD-së, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, duke mbrojtur qëndrimin kritik të opozitës ndaj ndërkombëtarëve.

Ndërkombëtarët që janë për t’u atakuar do t’i atakojmë për qëndrimet që mbajnë kur shohim se nuk janë qëndrime të drejta. Kompleksi që ndërkombëtarët kanë gjithnjë të drejtë, nuk janë Zeusi, nuk kanë zbritur nga qielli në tokë”, deklaroi Baçi.

Të fundit