Flash News

Ditari i Opozitës

“Dhunë shtazarake”, Këlliçi: Po godasin protestuesit me gaz lotsjellës

“Dhunë shtazarake”, Këlliçi: Po godasin

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka akuzuar policinë për përdorimin e gazit lotsjellës dhe spraj kundër protestuesve dhe drejtuesve të PD-së gjatë protestës së opozitës së sotme. Këlliçi theksoi se edhe ai vetë ka qenë i targetuar nga forcat e rendit, duke e cilësuar këtë dhunë si të "tërësisht jo proporcionale".

Ai bëri të ditur se nga përplasjet janë shënuar të lënduar, përfshirë kryetaren e degës 9 të PD në Tiranë, e cila ende nuk ka marrë veten pas dhunës së ushtruar ndaj saj.

"Këtu ka ardhur ky autobot dhe është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj kundër protestuesve dhe drejtuesve të PD, kundër meje. Kjo dhunë është e papranueshme. Ne kemi bërë thirrje me megafon për të theksuar se nuk kemi ardhur këtu për të përplasar me policinë, por për të protestuar pa dhunë", u shpreh Këlliçi.

Ai theksoi se qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në protestë dhe nuk do të largohen, pavarësisht tentativave të policisë për të shpërndarë protestën.

Të fundit