Diaspora 'shkatërroi" teatrin e kryeministrit, Berisha: Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë “armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës”.
Në deklaratën e tij, Berisha u ndal veçanërisht te takimi i kryeministrit me shqiptarët e diasporës, duke e akuzuar Ramën për qëndrime dhe politika, sipas tij, në dëm të interesit kombëtar dhe orientimit perëndimor të Shqipërisë.
“Edi Rama është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb,” u shpreh Berisha.
Ai e akuzoi kryeministrin edhe për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke e cilësuar “hajdutin më të madh të të gjitha kohërave”.
Në vijim të deklaratës, Berisha u ndal te marrëdhëniet rajonale dhe politikat e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, duke kritikuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, të cilën e quajti projekt që, sipas tij, favorizonte hegjemoninë e Serbisë në rajon dhe cenonte interesat e Kosovës.
Ai akuzoi gjithashtu Ramën për qëndrime të gabuara ndaj Kosovës, përfshirë, sipas tij, nisma dhe deklarata që kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në proceset eurointegruese të rajonit.
Berisha përmendi edhe çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zhvillimet pas luftës në Ukrainë, duke pretenduar se qëndrimet e qeverisë shqiptare kanë qenë të papërshtatshme në raport me aleatët perëndimorë.
PJESE NGA FJALA
Të dashur qytetarë dhe qytetare.
Jam sot këtu për të deklaruar në emër të Partisë Demokratike sa vijon.
Sot, në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës.
Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb.
Njëkohësisht, është dhe hajduti më i madh i të gjitha kohërave i fondeve dhe pasurive publike të këtij vendi.
Një ndër analistët më të shquar të Evropës e ka quajtur Edi Ramën për shërbimet që i ka bërë Serbisë si kryeministrin më të mirë të këtij vendi pas Nikolla Pashiç. Aq e vërtetë është se, aq e vërtetë është se pas Enver Hoxhës, që deklaronte me krenari se Kosovën ja lamë serbëve, Edi Rama në këto vite pushteti, është tradhtari më i madh i Kosovës dhe kombit shqiptar.
Fill pas ardhjes së tij në pushtet, Edi Rama, si argati i Vuçiçit, u angazhuar direkt në projektin e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës. Pas dështimit të këtij projekti antishqiptar, ai bashkë me patronin e tij Vuçiç dhe veglën e tyre Zajev, themeluan në samitin e Novi Sadit, Minishengenin Ballkanik apo Ballkanin e Hapur. Në hartën zyrtare të kësaj aliance trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, Republika e Kosovës paraqitej e integruar tërësisht brenda hartës së Serbisë së Madhe. Kjo aleancë që de facto dhe de jure sanksiononte hegjemoninë politike dhe ekonomike të Serbisë në rajon, rikthimin në një farë mënyre të mini-Jugosllavisë të dominuar nga Serbia, u mbështet haptas dhe fuqishëm nga Sergej Lavrov dhe përfundoi në koshin e turpit të historisë pasi u hodh poshtë nga vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimi Evropian.
Edi Rama u bë publikisht avokati më i turpshëm, më i zellshëm i Aleksandër Vuçiç dhe i Rusisë së vogël në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë. Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe NATO vendosën sanksione ndaj Rusisë, Edi Rama kalonte nga samiti në samit duke hequr çdo maskë dhe insistuar që Serbisë, patronit të tij Vuçiç, të mos i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, me argumentin absurd se Beogradi nuk mund t'i zbatojë ato, madje është më mirë të mos i kërkohet dhe të mos i zbatojë. Më tej, pa asnjë tagër, ai mori përsipër projektin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili synonte rikthimin e shtetit serb në territore të gjëra të Kosovës dhe asgjësimin e pavarësisë së saj.
Edi Rama këtë projekt e mori direkt të firmosur nga patroni i tij, Aleksandër Vuçiç.
Edi Rama u tregua armik i egër i shqiptarëve të Kosovës. Mbase ai do ishte i pari në Evropë që propozoi dhe vendosi sanksione ndaj qeverisë dhe Republikës së Kosovës. Duke deklaruar dhe deklaroi se veriu i Kosovës është toka e askujt dhe se Kosova rrezikonte të kthehej në kohën e bronzit dhe më vonë kërkoi publikisht dhe loboi haptas për mos heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe kjo edhe pasi vendimi ishte marrë.
Puthadori i Beogradit hyri në historinë botërore si i pari kryeministër që ngriti padi në gjykatë ndaj kryeministrit të një vendi tjetër, si në rastin konkret, ndaj Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, dhe vetëm e vetëm sepse ky i fundit mbronte integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit të tij nga planet Rama-Vuçiç.
Edhe pas aktit terrorist në Banjskë, në vend që të dënonte me forcë falangat e Beogradit, Rama kërkoi menjëherë, brenda orë, konferencë ndërkombëtare për Kosovën, duke tentuar në këtë mënyrë të përfshinte Rusinë në tryezë në krah të Aleksandër Vuçiç dhe kundër interesave të shqiptarëve në Kosovë dhe rajon. Ai nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte fjalët e dëshmorit të dheut që ra në Banjskë në mbrojtje të territorit të Kosovës.
Së fundmi, Edi Rama mund të shpallet Pashiç Emeritus i Serbisë, pasi në politikat e tij ka tejkaluar edhe platformën e Vaso Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Shifrat janë alarmante. Nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1,990,000 shqiptarë. Së bashku me emigrantët në vende të tjera, janë rreth 45% e popullsisë të larguar nga vendi. Ndërkohë, në vitet 2007-2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit çdo vit.
Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve, sepse sipas të gjitha dokumenteve dhe raporteve ndërkombëtare, ai ndërtoi për interesa të pushtetit të tij në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, duke damkosur në këtë mënyrë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Duke u lidhur me kartelet e drogës, ai shndërroi procesin zgjedhor në një farsë zgjedhore, asgjësoi shtetin ligjor dhe së fundi, me mburojën kundër vjedhjeve të tij dhe bashkëpunëtorëve, familjarëve të tij, ai po mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Faleminderit!
Të fundit
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16