Flash News

Ditari i Opozitës

“Dimë vetëm kur fillon”, Noka: Nesër Tirana s’do të ketë hapësirë të mbajë popullin opozitar

“Dimë vetëm kur fillon”, Noka: Nesër Tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se protesta e të shtunës do të jetë më e madhja që parë vendi ndonjëherë. 

I ftuar në Çim Peka Live Noka, duke iu referua të dhënave që janë dërguar nga degët lokale, thotë se Tirana s'do ketë hapësira për të mbajtur popullin opozitar, ndërsa e quajti 11 shkurtin si ditën e parë të revolucionit demokratik. 

I pyetur se sa do të zgjasë protesta, Flamur Noka tha se dihet vetëm fillimi i saj, ndërsa për vazhdimin do të vendosin qytetarët. 

"Nesër sipas informacioneve që ne kemi, do të jetë protesta më e madhe e zhvilluar ndonjëherë. Konfirmimet që na vijnë nga të gjitha degët, por kryesisht Tirana, nesër Tirana nuk do të ketë mundësi të mbajë popullin opozitar. Ne dimë të themi vetëm kur fillon protesta.

Qytetarët do të vendosin gjithçka. Nesër është dita e parë e revolucionit. Do ketë të hënën protestë, do ketë të enjten. Edi Rama nuk do të gjejë paqe pa ikur nga qeveria. Nga opozita nuk do të ketë asnjë të cenuar", tha Noka.

 

Të fundit