Flash News
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
“Çdo vonesë mund të jetë fatale”, Luçiano Boçi: Beteja jonë ndan të ardhmen nga e shkuara
Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, çeli sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Ndër ata që mbajtën fjalim ishte dhe kandidati për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi.
Në fjalën e tij ai tha se nevoja për ndryshim e ka bërë që të garojë si qytetar i parë i Elbasanit.
“Ne sot nga kjo arenë, rithemelojmë shpresën dhe idealin. Marrim në dorë fatet tona dhe nisim betejën tonë të jetës. Beteja jonë është një betejë e pastër për qytetarët tanë, për familjet tona, për vendin tonë. Elbasani im, Elbasani ynë, gjendet në udhëkryqin e historisë."
"Si kurrë më parë, ai është i etur sot për qytetarinë e vet se e kanë përdhosur. Ai është i etur për shkëlqimin e tij të fikur nga babëzia monumentale e qeverisë. Ajo që më ka sjellë përpara Elbasanit dhe Shqipërisë është kërkesa e tyre për ndryshim sepse çdo vonesë mund të jetë fatale,” tha Boçi.
“Unë përgjatë këtyre ditëve, dua të flas drejtpërdrejt me të gjithë qytetarët, me të gjithë elbasanasit që kanë vuajtur nga keqqeverisja. Sot është koha e qytetarëve, sot është koha e shërbimit ndaj tyre. T’i kthejmë fatin e qytetit të tyre, ku secili ka vendin dhe shërbimin e vet. Vetëm kështu ne do jemi fituesit e vërtetë të kësaj beteje. Zoti e bekoftë Elbasanin, zoti e bekoftë Shqipërinë,” theksoi kandidati opozitar.