Flash News

Ditari i Opozitës

Dorëhiqet nënkryetari i Partisë Republikane, kujt partie pritet t'i bashkohet

Dorëhiqet nënkryetari i Partisë Republikane, kujt partie pritet

Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj, ka dhënë dorëheqjen nga angazhimi i tij në këtë parti. Lajmin e ka bërë me dije vetë sulaj përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Teksa shpreh vlerësime për kryetarin e republikanëve Fatmir Mediun, Sulja shkruan se pas 7 vitesh ka ardhur koha që ai të dorëhiqet si kryetar i degës së Tiranës dhe si nënkryetar parti.

Ai shkruan se angazhimi i tij personal kundër pushtetit aktual, do të jetë maksimal në sfidat e ardhshme, duke lënë të nënkuptohet se do t'i bashohet PD-së, ose ndonjë force tjetër opozitare.

Postimi i plotë:

Te dashur miq!
Pas 7 vitesh ne krye te deges se Tiranes dhe si nenkryetar partie mendoj qe ka ardhur koha te terhiqem nga angazhimi im ne PR.
Kam vleresimin maksimal per Fatmir Mediun si mik dhe kryetar partie me te cilin kam ndare momente te vecanta, gjate hapave te mia te para ne politik. Mirenjohje gjithmone.
Angazhimi im personal kunder pushtetit aktual, do te jete maksimal ne sfidat e ardhshme.

Të fundit