Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja “Buka”, Berisha: Pronarit të fabrikës i janë gjetur mesazhe me Veliajn, Balla po i zhduk

Dosja “Buka”, Berisha: Pronarit të fabrikës i janë

Kreu i PD-së, Sali Berisha zbuloi fakte të reja nga dosja "Buka", për të cilën është marrë nën hetim ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. 

Nga selia blu, Berisha deklaroi se hetimet kanë zbuluar mesazhe të pronarit të fabrikës së miellit me kryebashkiakun Veliaj. Sipas kryedemokratit, Taulant Balla po kujdeset që t'i zhdukë këto gjetje.

Berisha: Meqë jemi këtu, në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh? Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë duke i thënë që këto para dërgoji në filan vend, këto të tjerat dërgoji në X vend. Taulant Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve. Ua them me përgjegjësi të plotë.

Kështu që SKAP-i është një qendër manipulimi të pashembullt. Por prapë kjo nuk do na pengojë ne, sikundër nuk na pengoi denoncimi në këtë rast i këtij akti, të denoncojmë çdo akt. Sepse në një anë është SKAP-i, në anën tjetër është publiku. SKAP-i nuk vepron se nuk e kontrollon Edi Rama, por të paktën publiku të gjykojë.

Të fundit