Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja e SPAK për Berishën, Boçi: Akuzë politike për eliminimin e opozitës

Dosja e SPAK për Berishën, Boçi: Akuzë politike për

Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, ish deputeti Luçiano Boçi komentoi akuzat e SPAK ndaj kreut të PD, Sali  Berisha.

I ftuar në Syri tv, ai i ka cilësuar këto akuza si të qepura politikisht me synim eliminimin e opozitës.

Sa më shumë kalojnë orët dhe sa më shumë argumente hidhen në opinionet televiziv, apo edhe jotelevizive  bëhet qartë që kemi të bëjmë me një akuzë të qepur politikisht e cila synon thjeshtë vazhdimin  e atij qëllimi që Rama e ka dëshmuar dhe kërkon të arrijë atë që ne e kemi thënë, eliminimin e opozitës dhe sigurisht eliminimi i opozitës nis me goditjet që i jepen edhe liderit të opozitës, drejtuesit të Partisë Demokratike, zotit Sali Berisha.

Ka dy anë dosja, anën politike shumë evidente në mënyrën sesi ndërtohet akuza, ka dhe pjesën juridike ku çedimet e prokurorisë janë shumë të mëdha dhe të gjitha këto të çojnë në përfundimin që ka një trysnim të SPAK-ut dhe SPAK është i dirigjuar politikisht për të dhënë një goditje të tillë.

Argumentet e sjella dhe akuzat e ngritura nuk qëndrojnë, janë supozime dhe madje shkojnë deri në një llojë fantazie ligjore, duket qartë nga parashtrimet, boshllëqet që kanë parashtrimet apo përdorimet e qëllimta të termave duke i hequr edhe nga situata ligjore apo konteksti ligjor i tyre.

Akuzat që ngrihen ndaj zotit Malltezi janë akuzat ndaj një personi i cili ka trashëguar trashëguar dhe zhvilluar pronën e tij. Zoti Malltezi nuk ka përfituar prona publike, nuk ka marrë përfitime sepse është në lidhje familjare me zotin Berisha, por është thjeshtë një trashëgimtarë i një familjeje shumë të madhe që ka trashëguar pronën e saj.

Këtë pronë e ka marrë sipas një vendimi të komisionit të kthimit të pronave nga viti 96’-99’, madje më herët  se kaq, i cili është një vendim kuazi gjyqësor sepse vendimet e komisionit të kthimit të pronave ishin të tilla dhe nuk mund të ndryshoheshin në vazhdimësi.

Në vazhdën e kthimit të pronave kanë privatizuar sipas ligjit shqiptar që e drejta e parablerësit i takon pronarëve, kanë privatizuar klubin sportiv Partizani”, u shpreh Boçi.

 

Të fundit