Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja "Partizani", Boçi: Gjykata ka vepruar si forcë superiore në Shqipëri

Dosja "Partizani", Boçi: Gjykata ka vepruar si forcë

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi komentoi gjyqin ndaj Sali Berishës përsa i përket çështjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.

I ftuar në Ora News, Boçi u shpreh se ka një atmosferë dhune në mënyrën si SPAK ka vepruar ndaj korrupsionit dhe se si gjykata ka vepruar në këtë rast, sipas tij sikur është një forcë superiore në Shqipëri.

"Ka një atmosferë dhunë dhe arbitrariteti në mënyrën si ka vepruar SPAKU dhe më pas edhe gjykata ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas Kushtetutës në Shqipëri cdo qytetari i ofrohet një proces i drejtë gjyqësor dhe mbrojtje pavarësisht formulimit të akuzës, aq më tepër këtu nuk kemi as akuzë dhe së pari gjykata duhej të kishte marrë në konsideratë faktin që është shkelur procedura e shkeljes së sjelljes së të akuzuarit pranë saj duke mos respektuar statusin e deputetit.

Verifikimi i këtij fakti do bënte që gjykata ta rikthente çështjen në prokurori dhe prokuroria të ndiqte hapin kushtetues të verifikuar të shkelur sepse tashmë nuk mund të themi që gjykata nuk ka dijeni.

Gjykata ka vepruar në këtë rast sikur është një forcë superiore në Shqipëri, sikur ka atribute të veçanta dhe ajo mund të bëjë gjithçka", tha ndër të tjerë Boçi.

 

Të fundit