Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja "Partizani", Lela: SPAK në tre vite nuk ka gjetur asgjë, asnjë i dyshuar nuk ka dëshmuar

Dosja "Partizani", Lela: SPAK në tre vite nuk ka gjetur

Drejtori i zyrës së shtypit të komunikimit në Partinë Demokratike, foli për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ku Sali Berishës i është caktuar masa "detyrim paraqitje", ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar.

Në një intervistë në Ora News , Lela tha se SPAK në tre vite hetim, asnjë i dyshuar nuk ka dëshmuar.

"Për të arritur në qwndrime politike siç Berisha dhe eksponentë të PD kanë arritur, e kanë bërë këtë nëpërmjet një radhe gjurmësh të cilat janë të pakundërshtueshme dhe fillojnë që në krye të herës në vitin 2020 kur Taulant Balla ka paraqitur një padi në SPAK kundër Malltezit ku si asnjëherë më parë SPAK i shtyn dhe i vonon çështjet, sidomos kur ato kanë pasur të bëjnë me korrupsionet e kryeministrit, e dyshuar të paktën të zotit Rama.

Kësaj radhe kur Balla paraqiti padinë, çuditërisht si asnjëherë më parë prokurorëve të SPAK iu deshën vetëm një javë për ta futur në mullirin e blojës së padive çështjen Balla-Malltezi. Kjo është gjurma e parë. Gjurma e dytë është që SPAKUT iu desh tre vite që u mor me këtë çështje.

Në tre vite nuk ka gjetur asgjë. Nuk i ka pozicionuar përballë akuzës SPAKU as Berishën, as Malltezin, por si të dyshuar. SPAK në tre vite hetim, asnjë i dyshuar nuk ka dëshmuar", tha ndër të tjera Lela.

 

Të fundit