Flash News

Ditari i Opozitës

Dosja ‘Partizani’, Noka: Nga Prokuroria nuk ka asnjë akuzë, procesi është i montuar politikisht

Dosja ‘Partizani’, Noka: Nga Prokuroria nuk ka asnjë

Deputeti i PD-së, Flamur Noka komentoi çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku dhëndri i Sali Berishës, Malltezi është në burg ndërsa për kryedemokratin seanca do zhvillohet nesër.

I ftuar në Ora News, Noka u shpreh se ky është një proces i montuar politik dhe i kundraligjshëm, pasi ka të bëjë me tentativën për të goditur dhe likujduar opozitën.

"Prokuroria Skapi deri tani nuk ka ngritur asnjë akuzë. Thjesht e gjithë dosja është në hamendësime, aludime dhe personat janë nën hetim. Pra nuk ka asnjë akuzë. Malltezi është i arrestuar sepse për shkak se duhej show politik, por është person nën hetim nuk është person i akuzuar.

Berisha është person nën hetim. E gjitha kjo tregon se kemi të bëjmë me një vazhdimësi të tentativës për të goditur dhe sulmuar opozitën dhe për ta likujduar atë. Është një proces i montuar politik, i kundraligjshëm", tha ndër të tjera Noka.

Të fundit