Flash News

Ditari i Opozitës

Dosje tjetër për inceneratorët, Këlliçi publikon dokumentin: Nuk gjenden në institucionet shqiptare

Dosje tjetër për inceneratorët, Këlliçi publikon

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar në A2 CNN një tjetër dosje për çështjen e inceneratorëve.

Në Debatin me Alba Alishanin, ai u shpreh i bindur se këto dokumente nuk ka mundur t’i gjejë as SPAK dhe nuk ka qenë aspak e lehtë për t’i siguruar ato.

 Ai tha se tani i takon organit të akuzës të verifikojë autenticitetin.

Nuk kam bërë publik asnjë nga faqe te dokumentacionit që kam depozituar. Janë vënë në dispozicion dokumente origjinale autentike që nuk gjenden në institucionet shqiptare.

  Do t’i lë kohën e mjaftueshme se është një material voluminoz. Po përgatitet edhe një tjetër material voluminoz. Nuk merrnim përgjigje për informacionin që kërkonim, nuk merrnim përgjigje nga institucionet, por i kam gjetur me burime. Gjatë verës kam patur mundësinë të siguroj këto dokumente.

I takon organit të akuzës të verifikojë autenticitetin dhe të zgjerojë hetimin dhe t’i shkojë deri në fund kësaj afere. Nuk ka qenë aspak e lehtë për të siguruar këto dokumente.

Është shumë e komplikuar dhe e vështirë dhe kërkoj nga organi i akuzës të bëjë analizën e plotë të dokumenteve. Por që këto dokumente janë autentike e them me garanci të plotë”.

Të fundit