Flash News

Ditari i Opozitës

“Drejtësia segment i PS”, Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli mbi veten për vendimin e mandatit të Xhaçkës

“Drejtësia segment i PS”, Berisha: Gjykata Kushtetuese shkeli

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar drejtësinë një segment të PS.

Duke komentuar vendimin për mandatin e Olta Xhaçka, Berisha tha në një takim me strukturat drejtuese të degëve 6, 13 dhe 16 të Tiranës se Gjykatës Kushtetuese shkeli mbi veten, duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët.

Berisha: Edi Rama dhe kjo qeveri duhet të largohen sa më parë. Ata kontrollojnë sot të gjitha pushtetet kanë shndërruar drejtësinë në degë të PS-së, një një drejtori të ekzekutivit të saj. Asnjë shqiptar nuk pret më që e drejta e tij ti sanksionohet në një proces gjyqësor kur ai kërkon. Së pari do ti duhen 10-15 vite për tu gjykuar, duhet të paguajë qimet e kokës ryshfet për të afruar vendimin dhe pastaj aty fiton ai që paguan më shumë.

Kurrë ndonjëherë përveç diktakturës hoxhiste, drejtësia nuk ka qenë nën një kontroll të tillë. Ju e patë Gjykatën Kushtetuese. Qëndruam 4 vite pa gjykatë, tani që është plotësuar merr vendimet më antikushtetuese, më antiligjore në tërë historinë e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese para kësaj, nuk është se nuk kishte të meta e defekte, por tre mandate të qeveritarëve të lartë që kishin përdorur pushtetin për tu pasuruar vetë, ua hoqi pa koment, duke patur edhe funksione e lidhje të forta, por diktimi i Kushtetutës ishte i atillë që nuk lejonte vendim tjetër.

Kurse kjo gjykatë, duke shkelmuar mbi të gjithë precedentët, mbi veten e saj dhe Kushtetutën refuzoi të heqë mandatin e Olta Xhaçkës. Një ministre që bëhet vetë dhe kunatën investitor strategjik, por që mbrohet për korrupsionin e saj nga Edi Rama dhe Gjykata Kushtetuese.

‘Hakmarrja për drejtësi’ ka vrarë 17 shqiptarë të dokumentuara, të faktuara, ka 29 grabitje me armë. Sot ata u shpallën të pafajshëm nga gjykatat e kontrolluara nga Edi Rama.

Të fundit