Flash News

Ditari i Opozitës

Dule akuza Ramës: Po rrëmben pronat e bregdetit Jon për interesa klienteliste

Dule akuza Ramës: Po rrëmben pronat e bregdetit Jon për interesa

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule akuzoi kryeministrin Rama se po rrëmben pronat në bregdetin e Jonit nga pronarët e ligjshëm, për t’ua dhënë klientëve të tij.

Në një deklaratë për mediat, Dule rikujtoi përplasje në distancë mes Ramës dhe Fredi Belerit në fushatën e 14 majit, për të cilën nuk pati asnjë reagim.

“Një fenomen që e kemi denoncuar në vazhdimësi, sidomos me politikat e qeverisë dhe kryeministrit, që prej vitesh ka qëllim strategjik rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm, sidomos në brigjet e Jonit dhe vendosjen e tyre përmes trukeve në favor të interesave të tij klienteliste.

Raporti thekson se duhet të merren masa ndaj gjuhës së urrejtjes dhe krimit të urrejtjes ndaj pakicave kombëtare. Kthehuni pak në kohë dhe kujtoni terminologjinë e Ramës ndaj Fredi Belerit. A pati reagim lidhur me atë gjuhë urrejtjeje? A pati për atë fenomen reagim nga opinioni publik, media apo politika përveç rasteve të kufizuara”, tha Dule.

Të fundit