Flash News

Ditari i Opozitës

Dyfishimi i çmimit të patentës, Berisha: Kosto më e lartë në rajon, qeverisjeje kriminale që s’ka të ndalur me abuzimet

Dyfishimi i çmimit të patentës, Berisha: Kosto më e

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit për dyfishimin e çmimit të patentës.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se me çmimin e ri patenta në Shqipëri do të kenë koston më të lartë në rajon!

Sipas tij, kjo vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vetëm vjedh, dhe që po mjeron shqiptarët.

“Gonxhe dyfishon çmimin e patentave!

Patenta në Shqipëri me koston më të lartë në rajon!

Te dashur miq, qeveria nuk ka të ndalur me abuzimet dhe babëzinë që ka, për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve. Blendi Gonxhe, ushtari i bindur i Ramës, ka dyfishuar çmimi e patentave. Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrogat, ndërkohë që kryeson në renditjen për çmimet më të larta. Kjo vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vjedh, vjedh dhe vetem vjedh, dhe që po mjeron e përze shqiptarët nga vendi.

Këta hajdutë meritojnë përgjigjen më të ashpër për padrejtësitë që po i bëjnë Shqipërisë!”, shkruan Berisha.

 

 

Të fundit