Flash News

Ditari i Opozitës

E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet Salianjit: Kërkon të bëhet lajm me çdo kusht

E quajti “komunist”, Kaso i përgjigjet Salianjit: Kërkon

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i është përgjigjur akuzave të ish-deputetit Ervin Salianji, lidhur me sulmet mbi origjinën familjare.

I ftuar në Klan News, Kaso u shpreh se nuk dëshiron t’u japë zë frustrimeve të dikujt që, sipas tij, tashmë ndodhet zyrtarisht jashtë strukturave të PD-së pas vendimit të Kryesisë.

"Në fundjavë kisha të ftuar Ervin Salianjin, i cili kishte akuza politike për ju, për qarkun e Korçës, duke akuzuar se ju jeni shkaktar i një rezultati katastrofik që PD ka marrë në Korçë. Duke shtuar se ju nuk jeni në partinë e paraardhësve tuaj, çka nënkuptonte që paraardhësit tuaj kanë qenë komunistë", u pyet Kaso. 

"Unë normalisht nuk do i përgjigjesha frustimeve të dikujt, që është jashtë PD dhe ndoshta jashtë politikë, këtë të fundit nuk e di, por jashtë PD është e sigurt, pasi ka një konfirmim nga kryesia të këtij fakti. Frustimeve të dikujt që e ka me gjithë botën dhe do të bëhet lajm me çdo kusht unë nuk do i përgjigjem. Por një festë do e kisha me këdo që bën akuza për paraardhësit, sepse kjo çështja e rrëmimit në biografi e të tjerëve është gjëja më komuniste që mund të reklamojnë. Kështu të merren me paraardhësit e tyre", u përgjigj deputeti demokrat. 

Të fundit