Flash News

Ditari i Opozitës

“Ekonomia në katastrofë”, Berisha: Vjedhja në tendera kalon fondin e pensioneve

“Ekonomia në katastrofë”, Berisha: Vjedhja në

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët ka deklaruar se ekonomia shqiptare ndodhet në një situatë katastrofike, ndërsa akuzoi qeverinë për korrupsion masiv dhe abuzime me fondet publike.

Berisha u shpreh se sipas institucioneve të pavarura, në katër vitet e fundit kostoja e jetesës për shqiptarët është rritur me 60%, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve.

“Sot Shqipëria është një nga tetë vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë. Qeveria shqiptare kryen vetëm një detyrë: vjedhjen e fondeve publike”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, korrupsioni në tendera arrin në 1.2 miliardë euro në vit dhe tejkalon fondin e pensioneve në Shqipëri. Ai tha se vetëm 5 deri në 8% e projekteve publike përfundojnë, ndërsa pjesa tjetër “avullon” për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se manipulon shifrat e investimeve publike, duke përfshirë në statistika edhe tenderat e anuluar apo të dështuar.

“Investimet reale janë vetëm 4.9% dhe ndër më të ulëtat në Europë. Kompanitë nuk përfundojnë punët në afat sepse ndajnë paratë me qeveritarët”, tha Berisha, duke përmendur si shembuj rrugën Qukës–Qafë Pllocë dhe Rrugën e Arbrit.

PJESE NGA DEKLARATA

Gjendja ekonomike e shqiptarëve po rrokulliset me shpejtësi.
Institucione serioze të pavarura dëshmojnë se katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind.
Është rritja më e madhe pas Iranit, Haitit, të cilët dihet që janë në problematika, njëri në luftë dhe në diktaturë, tjetri në sundimin e bandave si Shqipëria.
Çmimet rriten çmendurisht.
Sot, Shqipëria është njëri nga tetë vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë.
Qeveria shqiptare kryen vetëm një detyrë, vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e fondeve publike.
Treguesit janë katastrofikë.
Vetëm pesë gjer në tetë përqind e projekteve, përfundojnë.
Të tjerat avullojnë, grabiten.
Korrupsioni, vjedhja në tendera arrin në vit në 1.2 miliardë euro.
Vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve të Shqipërisë. Vetëm në tendera.
Shpalljet se Shqipëria investon 10 përqind të Prodhimit të Brendshëm janë një mashtrim i paskrupullt.
Për të arritur në këtë shifër të pavërtetë, qeveritarët llogarisin tenderat e dështuar, e anuluar.
Fakti është se investimet arrijnë gjithsej 4.9 përqind, arrijnë në shifrat më të ulëta në Evropë.
Akoma më katastrofik është finalizimi i projekteve. Gjithsej pesë deri në 8 përqind.
Do thoni ju, shtet i falimentuar. Shtet hajdut!
Kompanitë nuk përfundojnë asgjë në afat sepse ndajnë paratë me qeveritarët.
Ndaj dhe rruga ku ndërton shkon siç shkoi rruga Qukës- Qafë Pllocë 16 vite, Rruga e Arbrit 14 vite, dhe punët publike me radhë.
Në themel të të gjithë këtij, në pamje dështimi të madh, është vjedhja e madhe e fondeve nga qeveritarët.
Ndaj dhe rënia katastrofale e transparencës në prokurime nga 80 pikë që ishte në vitet 2010-2012 nga Tender Europe, ka zbritur në 64 pikë në vitin 2026.
Rrokullisje e paimagjinueshme!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Të fundit