Flash News

Ditari i Opozitës

Çela jep alarmin: Po copëzohet zona e mbrojtur në Drilon që të ndërtohen pallate

Çela jep alarmin: Po copëzohet zona e mbrojtur në Drilon

Kryetari i PD-së së Pogradecit, Genti Çela jep alarmin se është copëzuar zona e mbrojtur në Drilon.

Duke folur në ‘A Shoë’ në SYRI TV, Çela tha se po rrezikohet dalja nga UNESCO.

‘Është copëzuar zona e mbrojtur, me qëllim për të ndërtuar mes Drilonit dhe Tushemishtit. Këto ndërtime mund ti bënte një ndërmarrje e bashkisë, por me tendera të frikshëm që shkojnë në 5.7 mln euro vetëm për fazën e parë.

Unë i ftoj qytetarët e Pogradecit në një reagim në lidhje me këtë situatë. Këta duan ti hapin rrugë copëzimit dhe për të hequr Drilonin në UNESCO dhe më pas për të ndërtuar.

Copëzimi i pjesës së mbrojtur për ti dhënë hapësirë ndërtimeve, ku askush nuk thotë sa godina do të kemi, sa kate, por që në të tilla raste ne e dimë shumë mirë që hapësira për abuzim është e frikshme’, u shpreh kryetari i PD-së së Pogradecit. 

 

 

 

Të fundit