Flash News


Ditari i Opozitës

Çështja ‘McGonigal’, Berisha: Drejtori i ri i Ramës do ta kthejë SHISH në një seksion të PS

Çështja ‘McGonigal’, Berisha: Drejtori i ri i Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Helidon Bendon do ta kthejë SHISH në një seksion të PS.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, Berisha u shpreh se drejtori i SHISH para disa ditësh ka pushuar me një të rënë të lapsit 60 oficerë të shërbimit.

‘Rasti McGonigal, mesa duket dogji kreun e SHISH, Helidon Bendo. Shqipëria ka një prani të fuqishme amerikane, të gjithanshme, e fshehur apo jo, të gjitha format. Por që ky shef kryesor i kundërzbulimit të vijë në Shqipëri, i shoqëruar nga Agron Neza në takime private, kjo është shumë e çuditshme dhe të mos njoftojnë agjencitë e tyre.

U deshën 6 vite për ta vënë në pranga.

Drejtori i komanduar në SHISH është një Duçkë apo Nezë në llojin e vet. Ai ka si mision shndërrimin e SHISH në një seksion të PS-së. Para disa ditë ai ka pushuar me një të rënë të lapsit, 60 oficerë të shërbimit.

Me dhjetëra të tjerë për ti larguar nga SHISH i ka emëruar në zona më të largëta të vendit. Rama pa zbaton porosinë për shndërrimin e SHISH në një seksion të PS, por mundet edhe në një institucion me lidhje që pat vendosur Ramiz Aliaj në 1990-91 me shërbimet në vendet armike, BIA-n serbe’, nënvizoi Berisha.

 

Të fundit