Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘Rama-McGonigal’, deputeti i PD: Të presësh hetime nga SPAK, njësoj si të ‘bëjë gjeli vezë’

Çështja ‘Rama-McGonigal’, deputeti i PD: Të

Deputeti i PD, Edmond Spaho thotë se është e nevojshme që të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar lidhjen e Ramës me McGonigal, pasi sipas tij SPAK është i kapur nga Rama dhe nuk mund të hetojë në mënyrë të pavarur dhe të drejtë.

 “Nuk përbën për mua problem rënia e bilbilit, rënia e tavolinës, madje thash se do thyej edhe karrige nëse do jetë e nevojshme. Sepse shoh që problemet janë shumë më serioze dhe kanë të bëjnë me të ardhmen e qytetarëve. Rama po vë në rrezik pluralizmin. Çështja McGonigal tregoi se ai bleu zyrtarë të lartë që nuk ka ndodhur në asnjë vend.

SHBA me veprime abuzive të individëve të caktuar, në këtë rast kemi të bëjmë me  një individ shumë të rëndësishëm që ka shkaktuar dhe një shqetësim shumë të madh edhe atje dhe ka dy gjyqe.

Ne nuk kërkojmë të hetohen SHBA, as McGonigal në rolin e tij në FBI, por veprimet e kryeministrit të Shqipërisë për të shkatërruar opozitën shqiptare”, tha ai në emisionin “Frontline” në Neës24.

Spaho tha se është e nevojshme që të ngrihet një Komision Hetimor për të hetuar lidhjen e Ramës me McGonigal, pasi sipas tij SPAK është i kapur nga Rama dhe nuk mund të hetojë në mënyrë të pavarur dhe të drejtë.

“Kjo është një çështje shumë serioze dhe veprimet që janë bërë këtu kanë qenë konkrete. Tani Rama po kalon në një fazë tjetër, duke shkatërruar dhe atë pak pluralizëm që ka mbetur në Kuvend, duke mos lejuar ngritjen e një Komisioni Hetimor.

SHBA heton për veten e saj, Shqipëria do të hetojë për veten e vet. Të presësh që SPAK të hetojë Ramën është si të presësh të “bëjë gjeli vezë”… pra cila është forma e vetme e hetimi? Ngritja e një komisioni hetimor. Unë protestoj për shkeljen e Kushtetutës”, shtoi deputeti i PD.

Të fundit