Flash News

Ditari i Opozitës

“Çfarë e shtynte Yuri Kim të bëhej ndjekëse e Dorian Duçkës?”, Berisha: Duhet të jap shpjegime

“Çfarë e shtynte Yuri Kim të bëhej ndjekëse e

Sali Berisha dha një moment për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, të cilën e pyeste se përse duhet të bëhej ndjekëse e Dorian Duçkës, duke e cilësuar mafioz ndërkombëtar të rrezikshëm .

Kryetari i Partisë Demokratike tha se Kim duhet të ta shpjegojë këtë gjë, pavarësisht se ka një komision hetimor.

"Në një artikull të një ish-oficeri të CIA-s, thuhet se gjobat shkojnë 30 milionë euro. Nuk dihet sa mori Rama, Olsi, Neza, Duçka, këto duan hetim dhe vetëm hetim."



"Habia shumë e madhe është se çfarë i shurdhoi dhe i verboi nga 2017-a deri në maj, se është data e fundit që di unë, sytë dhe veshët në Tiranë, të atyre që kishin për detyrë ta zbulonin, të informonin, ta denonconin. Kjo duhet të jetë objekt i një hetimi të thellë."


"Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim të bëhet ndjekëse e Dorian Duçkës, këtij mafiozi ndërkombëtar të rrezikshëm.
Unë mendoj se ajo duhet ta shpjegojë këtë, pavarësisht se ka një komision hetimor, por sikundër Neza që u thoshte se jam oficer i FBI, edhe Duçka u tregonte follousat e vet, për të rritur kredencialet."

Të fundit