Flash News

Ditari i Opozitës

Farsa elektorale/ Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR

Farsa elektorale/ Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë

Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar sërish raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha tha se të gjitha të vërtetat e denoncuara nga opozita janë certifikuar plotësisht nga raporti.

“Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së.

Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR.

Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun.

Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj”, u shpreh Berisha.

Të fundit