Flash News

Ditari i Opozitës

Flamur Noka: Ja “faji” i Berishës në dosjen "Partizani"

Flamur Noka: Ja “faji” i Berishës në dosjen

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka treguar “fajin” e vetëm të kreut të demokratëve, Sali Berisha, në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

I ftuar në Euronews Albania, Noka u shpreh se Berisha nuk ka ndihmuar dhëndrin e tij, por e ka lejuar atë që të ndërtojë në një pronë të cilën e ka ligjërisht të trashëguar, duke theksuar se ky është faji i vetëm i kryedemokratit.

Noka shtoi se procedura është nisur nga qeveria Nano dhe më pas është firmosur nga kryebashkiaku i Tiranës asokohe, Edi Rama, për ta kthyer nga ambient sportiv në truall ndërtimi.

“Toka u është kthyer 5 familjeve atje. Nëse e mbani mend këto pesë familje e kanë filluar procedurën në ’94. U është kthyer nga komisioni i kthimit të pronave se janë pronarë. Në kohën e kryeministrit Nano, ish-ministri Anastas Angjeli nis procedurat për privatizimin e klubit të cilat shkuan deri te presidenti i asaj kohë, e heqin nga plani i përhapjes dhe e kalojnë si pronë shtetërore të lirë e të thjeshtë.

Edi Rama si kryetar i bashkisë e heq nga ambient sportive dhe e kthen në truall për ndërtim, jep edhe lejen për këtë. SPAK-u i ka zhdukur këto dhe mundohen ta vënë fajin te Berisha. E dini ça faji ka Berisha, sepse i ka lejuar dhëndrit të tij që pronën e trashëguar e të ligjshme ta zhvillojë”, tha Noka.

 

Të fundit