Flash News

Ditari i Opozitës

Foltorja/ Berisha fton qytetarët për një minutë heshtje: I paharruar kujtimi i vogëlushëve të Durrësit

Foltorja/ Berisha fton qytetarët për një minutë heshtje: I

Kreu i PD Sali Berisha ka ftuar qytetarët e pranishëm në Foltore të mbajnë një minutë heshtje për d fëmijët që u aksidentuan për vdekje në Durrës.

Berisha e cilësoi shoferin që i aksidentoi një “kriminel të damkosur” që iu mori jetën dhe ia mbathi.

“Unë sonte u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje engjëjt që qyteti i Durrësit dhe familjet i përcollën në banesën e fundit.

Të ngushëllojmë familjet, të ngushëllojmë qytetin e Durrësit, për traumën e tmerrshme që pësoi nga i forti i lagjes, një kriminel i damkosur që pasi u mori jetën, i la në kthetrat e vdekjes dhe ia mbathi.

I paharruar kujtimi i vogëlushëve të qytetit të Durrësit që shkuan sonte në banesën e fundit dhe i lehtë dheu i tokës mbi këta engjëj të Durrësit”, tha Berisha.

Të fundit